Bika dhe Bjordi : Është hera e parë që kam frikë

bika-dhe-bjordi-big-brother-albania-229/03/09 01:40

Republika është një nga të nominuarit e kësaj jave. Ajo ka shprehur hapur mërzinë dhe inatin e të qenit e nominuar nga dy banorët e rinj të shtëpisë, Ani dhe Anjeza.
“Është ulje, është e neveritshme të nominohem unë nga dy të sapoardhur!”- i ka thënë Republika Bjordit. Sipas saj nuk kishte aspak llogjike, që Ani ta kishte nominuar atë me arsyen se nuk përshtatej. “Ku më njohu ky mua? – i ka thënë ajo Bjordit, – që të kuptojë se nuk përshtatet, ky tani sa erdhi!”. Republika i ka thënë gjithashtu se po ta kishte nominuar ai, nuk do t’i vinte keq, sepse ai e njihte dhe mund të mos e pëlqente apo mund të kishte arsye ku të kapej, ndërsa Ani nuk e njihte fare, për të kuptuar që nuk mund të përshtatej. Sipas Bikës kjo do të thoshte “të plasje nga inati”. Ajo ka thënë se deri tani nuk e kishte nxjerrë anën e saj të keqe. Për Anjezën, me ironi, Republika ka shtuar se e kishte mbajtur afër, ndërsa ajo e kishte nominuar me arsyen se nuk e njihte. Bjordi i ka thënë se vetëm ajo po reagonte kaq keq dhe e mira ishte të mos bënte kështu. Republika e ka arsyetuar reagimin me vet me faktin se ndihej shumë e revoltuar, për arsyet e mësipërme, por edhe sepse nuk e pranonte dot të dilte para disa të tjerëve, që,sipas saj, ishin kot në shtëpi. Ajo ka dhënë si shkak të gjendjes së saj të rënduar shpirtërore edhe faktin se për të ky ishte nominimi i parë dhe po garonte me tre më të fortë se ajo. “Është hera e parë që unë kam frikë!”- ka thënë ajo.