Bika: Nuk i them Anjezës

bika-per-anjezen-2-big-brother-albania-229/03/09 14:55

Bika është shumë e mërzitur si me modelin e flokëve, si me ngjyrën që i ka lyer. Ajo ankohet se nuk i shkojnë, se nuk i pëlqejnë dhe se i kishte më mirë në ngjyrën e zezë si më parë. Vajzat mundohen t’i mbushin mendjen se i ka shumë mirë dhe se i shkojnë shumë, madja dhe Arjoni i ka thënë të njëjtën gjë. Moza mendon se ajo nuk është mësuar duke i parë flokët kështu, por me kalimin e kohës do t’i mësohet syri e ka për t’i pëlqyer edhe vetë. Bika insiston me mendimin e saj madje mendon t’i rilyejë ashtu si i kishte. Moza i jep idenë se mund t’i thotë Anjezës, pasi Lirita që merrej me këtë gjë nuk është më. “Hë, unë Anjezës? Unë i lë pa i bërë fare se sa t’i them asaj” thotë Bika me një ton zëri plot ironi. “Ajo nuk përshtatet, unë nuk përshtatem. Ku jam unë tip i përshtatshëm për të.” ka përfunduar ajo.