Bjordi dhe Adela : Kam qenë e fejuar

adela-per-te-fejuarin-big-brother-albania-229/03/09 02:10

Duke folur për Xhemin që kishte zgjedhur picën e Bjordit, ky e fundit e ka pyetur Adelën a ishte e fejuar ajo dhe Adela i ka thënë që po. “Pse nuk ma the? – i ka thënë Bjordi, – unë ngela duke bërë komplimenta për Xhemin!” Adelajda i ka thënë se nuk kishte ndonjë lidhje, në fund të fundit, edhe ajo vetë kishte qenë e fejuar para se të hynte në shtëpinë e Big Brother. Bjordi e ka pyetur sesi ishte e mundur që nuk i kishte treguar asgjë për të. “Sepse nuk kam kaluar mirë asnjë ditë!” – i është përgjigjur Adelajda dhe më pas ka shtuar se atij nuk kishte ç’ti duhej. “Më duhet, – i ka thënë ai, -nëse do të martohemi një ditë, më duhet!”. Ai ka vazhduar ta pyesë në lidhje me ish-të fejuarin e saj por Adelajda i ka thënë se nuk donte të fliste për këtë gjë.

4