Do ta shihni Bikën

bika-adela-per-nominimet-big-brother-albania-229/03/09 01:19

Nominimi prej banorëve të tjerë e ka mërzitur shumë Republikën. Ajo ia ka shprehur këtë edhe të tjerëve. Në banjon e shtëpisë, Adelajda i kërkoi asaj t’i tregonte se në grupin që kishte qenë Republika, kush e kishte nominuar. Republika i tha t’i tregonte ajo e para, kush e kishte nominuar atë në grupin që kishte qenë Adelajda, pastaj do t’ia tregonte edhe ajo. Ajo shtoi se e kishte shumë të nevojshme ta dinte, për të kuptuar gabimet e veta. Adelajda i tha se e kishte nominuar Anjeza, me arsyen se me atë ishte lidhur më pak. Republika ka ironizuar se me të tjerët Anjeza qenka lidhur shumë e më pas ka shtuar se e kishte kuptuar sa e kishte parë dhe se, madje, kishte dyshuar se edhe Adela mund ta kishte nominuar. Republika i ka treguar Adelajdes se e kishte nominuar Qetsori, nuk e mbante mend arsyen, por për të njëjtën që nominonte edhe Aidën. Përpara se të dilte Republika i ka thënë Bjordit, që sapo kishte hyrë aty se nuk do të ishte më Bika që kishte qenë dhe se do t’i bënte “t’u ikte truri”. Në fakt, Republika ishte një prej nominimeve të Bjordit. Adelajda ka ngelur shumë e zhgënjyer nga fakti që Qetsori e kishte nominuar. Ajo i ka thënë Bjordit se i vinte shumë inat që ishte kaq e trashë, sa i vinte keq për të tjerët dhe që kishte nominuar atë, që ishte banori i fundit që donte të dilte nga shtëpia.