Adelajda : Bëra gabim

adelajda-me-dritanin-big-brother-albania-230/03/09 14:48

Adelajda dhe Dritani diskutojnë për nominimet e të shtunës. Dritani shprehet i habitur në lidhje me nominimin e Bjordit nga Adelajda ,dhe thotë se arsyeja që ajo dha, ishte kot. Adelajda i thotë që ajo nuk e kishte në plan që ta nominonte. Sipas saj ajo kishte ndërmend të nominontë Aidën dhe njërin nga të rinjtë, por meqë ato kishin imunitet ajo u vu pak në siklet. Dritani i thotë:-“Na është ngushtuar rrethi!” Ajo i thotë që e kishte diskutuar me Bjordin më përpara, dhe ai vetë i kishte thënë që nëse ajo do vihej në siklet mund të thonte emrin e tij. Ajo shton:-“Bëra gabim!” Adelajda thotë që nëse Bjordi do kish dalë në nominim, ajo nuk do ja kishte falur vetes. Dritani i thotë që rëndësi ka kur të dalin jashtë pasi nuk janë ato që e mbajnë njëri-tjetrin brenda , por është publiku Ai shton:-“Ndihem keq që nuk kam dalë në nominim!” Sipas tij , ai do ndihej shumë keq nëse në momentin e parë që ai të dilte në nominim të ikte nga shtëpia. Adelajda thotë:-“Sa herë jam në nominim i them vetes që jeto ditët ,orët .Kur të jesh atje përjashta, do shikosh televizor dhe do i thuash vetes sa budallaqe paskam qenë!”