Adelajda : Zhuljeta i kishte buzët e bëra

per-zhuljeten-big-brother-albania-230/03/09 03:22

“Zhuljeta i kishte buzët e bëra, qerpikët e vëna dhe vetullat e pikturuara!- ka thënë Adelajda. Kjo gjë ka shkaktuar shumë habi tek Qetsori që e ka quajtur veten idiot që nuk e kishte kuptuar. “Pse nuk e kishe kuptuar ti?” – e ka pyetur Adelajda. Ai ka thënë se e kishte vënë re që diçka nuk shkonte, por nuk e kishte përcaktuar dot. Adelajda ka treguar se kishte dyshuar që në fillim, por kur e kishte pyetur Zhuljetën dhe ajo i kishte thënë jo, e kishte besuar. Më pas, kishte qenë Aida që kishte përligjur dyshimet e saj. Anjeza ka thënë se nuk ishte ndonjë gjë për të mos u treguar dhe nuk e kuptonte pse Zhuljeta kishte thënë jo, kur e vërteta ishte ndryshe dhe në fund të fundit, nuk kishte asgjë të keqe. Por, sipas Bjordit, nëse njeriu ka një defekt që nuk e bën të ndjehet mirë me veten dhe të tjerët dhe ai e korrigjon që mos t’ia shohë askush, ç’kuptim ka të tregojë që e ka modifikuar.
Më pas debatit ka kaluar në tema të tjera. Është diskutuar për transvestitët dhe opinionet apo këndvështrimet kanë qenë nga më të ndryshmet, në kufijtë mes prosë dhe kundrës.