Aida : Mozën e ndjej timen

arjoniaida-per-mozen-big-brother-albania-231/03/09 00:09

Pasi ka vallëzuar me Mimozën, Arjoni i ka thënë Aidës se Mimoza i pëlqen shumë. Aida i ka thënë se e ka të kotë. Ai ka shtuar se e shihte si të tijën. Aida e ka pyetur nëse e kishte fjalën për brenda në shtëpi apo kur të dilnin. Ai i është përgjigjur në të dyja rastet. “Kur e shikoj, e shikoj sikur është e imja!” – ka thënë Arjoni. Për të qenë sa më e qartë Aida e ka pyetur nwse nwnkuptonte si shoqen e tij, kur thoshte “si tw tijwn”. Arjoni ka mohuar. Sipas, Aidës, ndikonte “edhe ngjashmëria me të kaluarën”. “Moza më vë në siklet dhe janë të rralla femrat që më bëjnë këtë efekt!”- ka thënë Arjoni, duke shpjeguar se në shumicën e rasteve ishte ai dominanti. “Atëherë pse jo – i ka thënë Aida, duke e këshilluar gjithashtu “të mos dilte me flamur në dorë”, por dhe të kishte parasysh se koha nuk luante në favor të tij.