Arjon : Mbijetesë me kritere të veçanta

arjoni-diskuton-me-qetsorin-big-brother-albania-201/04/09 00:00

Sipas Arjonit, bashkëjetesa e banorëve në shtëpinë e Big Brother është një mbijetesë me kritere shumë te veçanta. “I kemi të gjitha komoditetet e botës e njëkohësisht nuk kemi asgjë!”- ka thënë ai. Sipas tij, çështja është se kush do të jetë më i fortë që të arrijë deri në fund i pacënuar. Duke diskutuar me Qetsorin, ai ka thënë se si Bjordi, si Aida ka rënë dhe Qetsori ka qenë i të njëjtit mendim. Sipas këtij të fundit, të gjithë kanë pak rënie dhe kjo, nga të rinjtë, mund të interpretohet si tërheqje “e më të vjetërve”.