Arjoni : Qetsori është loja

arjoni-per-qetsorin-big-brother-albania-230/03/09 21:45

Qetsori, Arjoni dhe Anjeza qëndrojnë në kopësht dhe diskutojnë për lojën në “Big Brother”. Qetsori thotë për Adelajdën që sipas mendimit të tij ajo nuk e di si është loja. Ajo i kishte thënë:-“Ma ke futur pas krahëve!” Ai thotë që ajo është një person i parëndësishëm për të,dhe shton:-“ Ajo është një person që do të më marrë lekët!” Arjoni i thotë që ai është i vetmi që arrin ta acarojë Qetsorin. “Ka disa gjëra që kur m`i thotë më acarojnë, por nuk e tregoj arsyen.”-thotë Qetsori. Anjeza është kurioze që ta dijë dhe e pyet, por ato nuk i tregojnë. Ajo shton:-“Unë e kuptoj Qetsorin që në sy!” Arjoni ia kthen:-“Ti nuk ke arritur të kuptosh një gjë. Ai është njeri i mirë!” Anjeza nuk është dakort. Ai shton:-“Ai është njësh! Ai është loja, nuk jemi ne!” Qetsori e pyet Anjezën për arsyen pse qau kur iku Lirita. Sipas tij ai nuk qan për dikë që e nominon. Ajo i thotë që Lirita ishte i vetmi person që i përshtatej me tipin,dhe që ishte afruar më shumë. Anjeza thotë që Arjoni e mbron shumë Qetsorin dhe nuk e kupton arsyen. Arjoni i thotë që ato kanë hyrë në lojë për veten, dhe shton:-“Mua më duhet ai, dhe unë i duhem atij!” Qetsori për të përforcuar idenë shton:-“Në jetë ne duhet t`i duhemi njerëzve, nëse nuk u duhemi, njerëzit të përjashtojnë nga situatat!” Sipas tij është vlerësim kur i duhesh një personi, ndërsa mënyra se si të përdor tjetri është cështje loje.