Bjordi dhe Adela : Duhet të luftosh njëherë këtu, pastaj jashtë


adela-bjordi-big-brother-albania-231/03/09 03:50

Adelajda i ka thënë Bjordit se është ndjerë shumë mirë me të, në të gjitha rastet. Sipas Bjordit, ajo ishte ndjerë mirë sepse gjithcka kishte ndodhur brenda kufijve që kishte vendosur ajo. “Për ty nuk janë mirë këto kufij?” – e ka pyetur Adela. “Jo! – i është përgjigjur ai. Adelajda i ka thënë se e kishte të qartë se me atë që i kishte kërkuar Bjordit të bënte, ai kishte dalë nga vetja dhe këtë e kishte bërë vetëm për të. Ajo po e kuptonte tashmë se ajo ishte ndjerë mirë dhe ai jo. “Tani më thuaj cfarë të bëj unë që ti të ndihesh mirë! A do t’i heqim kufijtë?”. Bjordi i ka thënë se nuk mund t’ia thoshte këtë, kjo ishte diçka që duhet ta vendoste vetë ajo. Adelajda i ka shpjeguar se edhe po të ishin jashtë, ajo do të sillej po njësoj, në mos më e larguar sepse nuk do të kishin patur kaq kohë për të kaluar bashkë. Sipas Bjordit, nuk mund të llogariteshin gjërat, duke marrë për bazë cfarë mund të ndodhte jashtë. “Ti nuk ke kurajo ti ndryshosh gjërat!”- i ka thënë ai. Adelajda i ka thënë se ai nuk e kishte idenë sesa të vështirë e kishte ajo. Sipas Bjordit, nëse ajo nuk luftonte dot këtë luftë të vogël këtu brenda, si do t’i përballonte vështirësitë e jetës. Ai i ka thënë se kështu nuk mund të vazhdonte më sepse ai nuk kishte pretenduar e nuk pretendonte asgjë nga ajo; kishte qenë Adela që kishte pretenduar prej tij dhe ai i kishte bërë, por nuk mund të pranonte më që “injoranca të ndërhynte në jetën e tij”. “Ti e di sa njerëz duan të më puthin apo përqafojnë këtu apo jashtë?” – i ka thënë ai.