Dritan : Dua të jem në nominim

tani-bika-adela-nominimi-big-brother-albania-231/03/09 17:41

Dritani diskuton me Adelajdën dhe Republikën për nominimet. Dritani e pyet:-“Cfarë mendimi ke Adela kur ata filluan të bënin aleaca për të nxjerrë Mimozën?” Adelajda i thotë që i dukej lojë e pisët, dhe nuk ishte dakort. Ajo shton që dhe për Dritanin është bërë e njëjta gjë. Adelajda i thotë që Qetsori mendon që ajo ka ndikim tek Bjordi. Dritani mendon që edhe Aida mendon njësoj. Dritani i thotë që ai do të provoj veten të jetë në nominim. Adelajda i thotë:-“Nëse ti më thua më nxirr ,unë nuk e bëj!” Ai thotë për Arjonin dhe Qetsorin që nëse duan ta nxjerrin në nominim, e bëjnë atë më të fortë. Biseda kalon tek nominimi i Republikës. Adelajda i thotë që ajo e teproi në momentin që qau. Republika i thotë:-“Nuk mund të shtiresha! Ishte inat!” Dritani i thotë që Antonini kishte të drejtë të nominonte kë të donte. Republika i thotë që nuk e lëndon fakti që doli në nominim, pasi e dinte që do ndodhte. Ajo shton:-“Mua më trëmb ajo që vjen pas nominimit!” Sipas saj është e rëndë të dalë nga shtëpia për dy arsye që asaj i duken kot.