Flenë jashtë

flene-jashte-big-brother-albania-231/03/09 09:00

Banorët kanë vendosur që natën ta kalojnë jashtë duke biseduar e më pasë të flenë aty. Ata kanë përgatitur vendin dhe janë shtrirë. Një pjesë tjetër ka preferuar që gjumin ta bëjë në dhomë. Ata kanë qëndruar zgjuar deri vonë e më pas kanë fjetur. Disa prej tyre janë zgjuar afër mëngjesit pasi filloi një vesë shi, për të vazhduar gjumin në dhomat e tyre. Të vetmit që kanë vazhduar të flenë jashtë, kanë qënë Bjordi dhe Sori. Në mëngjes banorët japin komentet se si e kanë përjetuar fjetjen jashtë ku disa prej tyre shprehen se u kënaqën e disa se nuk kanë fjetur shumë rehat. Më pas Adi përgatitet për gjimnastikën e mëngjesit ku me të bashkohet edhe Ani.