Loja e djemve ndaj vajzave

anjeza-ne-loje-big-brother-albania-201/04/09 12:00

Djemtë vazhdojnë të mbajnë lojën që kanë nisur me vajzat. Ata nuk do t’u flasin atyre përgjatë gjithë ditës, ndërkohë që ato nuk dinë asgjë dhe shpesh herë mbeten të habitura se përse ata nuk u kthejnë përshëndetjet apo përgjigje. Ata kujtojnë njeri-tjetrin me shenja nëse dikush prej tyre harron dhe u flet vajzave. Djemtë qëndrojnë në kopësht dhe me ta bashkohet edhe Anjeza. Ata e trajtojnë atë sikur ajo të mos ishte fare aty dhe nuk i kthejnë as përshëndetjen e as mundohen që ta futin në bashkëbisedim. Edhe Anjeza nuk u flet më, por vetëm rri e dëgjon bisedat e tyre. Bisedat që bëjnë ata janë të temave të ndryshme, ku ajo të mos ketë mundësi që të flasë.