Qetsori : Unë e dua shumë gruan time

qetesori-per-te-shoqen-big-brother-albania-231/03/09 01:21

“Duhet ta jetosh vet diçka, që ta kuptosh realisht sesi është!”- u ka thënë Qetsori, Anjezës, Anit e më pas edhe Dritanit, duke folur për vështirësitë që i krijoi në raportin me bashkëshorten, dëshira e tij për të hyrë në shtëpinë e Big Brother. Ai tregoi se ishin zënë shumë. “Thonë se pas të 30-ave, rikthen jeta, nëse gjërat të kanë shkuar keq, të jepet një okazion i dytë!”. Ai ka shpjeguar se hyrja këtu i përkon me një histori të keqe që i kishte ndodhur dikur, dhe ai prandaj kishte vendosur ta provonte, sepse kualifikimin e tij si konkurrent e kishte marrë si një shans të dytë që i ishte dhënë për të ndryshuar gjërat. Ai i ka thënë Anjezës se nuk arriti ta kishte mbështetjen e së shoqes, për të hyrë në shtëpinë e Big Brother, me përjashtim të mesazhit që i dërgoi për Shën Valentin, por, pavarësisht dëshirës së tij për të qëndruar në lojë, deri në fund, nëse për surprizë i sillnin të takonte gruan apo të afërm të tjerë dhe ata do t’i thonin të dilte, ai do të dilte menjëherë, pa u penduar. “Mendon se këtu brenda ke bërë diçka që atë e ka bërë të ndjehet keq?”- e ka pyetur Anjeza Qetsorin, për të shoqen. Ai ka thënë se mendonte se po, madje në situata të caktuara ka rrezikuar shumë. “Unë kam dalë me të mbathura dhe ajo atë më tha, që nuk donte që të tjerët të shihnin intimitetin tim, donte që ta shihte vetëm ajo!” Qetsori ka thënë se e donte shumë gruan e tij, pavarësisht konflikteve që mund të kishin. Ai ka thënë se ishte nga ata që zgjidhnin vetëm një herë, jo nga ata që i jepnin vetes mundësinë të bënin më shumë sesa një zgjedhje. “Unë zgjedh vetëm një herë, e zgjedh me ndërgjegje të plotë dhe kënaqem me atë që zgjedh!” – ka thënë ai.