Adela dhe Sori : Po e ngacmoj që të reagojë

adelasori-per-lojen-e-tij-big-brotjer-albania-201/04/09 15:45

Adela shkon të pyesë Sorin nëse kjo që po bën me Adin është lojë apo e vërtetë dhe ai i përgjigjet se është mëse e vërtetë dhe dita e 1 Prillit nuk ka lidhje fare. Adela i thotë se ose kjo është e vërtetë pasi edhe Adi ashtu i tha, ose të dy po bëjnë lojën e seriozit dhe po i vënë të tjerët në lojë. Sori i thotë se me ato që i tha Adi më parë, e ka ofenduar e mërzitur dhe ndaj cdo gjë është serioze. Ai i tregon se ekziston edhe fakti se Adi nuk po tregon se cili është, nuk po del në lojë, por vetëm ai, ajo dhe Aida po luajnë dhe ndaj ai po e ngacmon. Adela mendon se nuk mund të detyrojë askush asnjë për t’u hapur sepse gjithësekush e di si pozicionohet në lojë. Ajo shton se jo të gjithë mund të kapen me fjalë se ka nga ata që e marrin shumë seriozisht situatën.