Adelajda Xhamani : Nuk kam ardhur për t’u lidhur

adela-per-bjordin-big-brother-albania-202/04/09 01:18

“Nuk di si të sillem me Bjordin!”- i ka thënë Adelajda Adit. “Po ti a e do?”- e ka pyetur ai. Adelajda i është përgjigjur se ky ishte budallëku më i madh që ai mund të kishte thënë. Por sipas Adit nuk ishte aspak kështu, mbase i vetmi gabim ishte që e kishte thënë kaq drejtpërdrejt. Adelajda i ka shpjeguar se sikur të kishin qenë jashtë dhe dikush ta kishte prezantuar me Bjordin, me këtë mënyrë të sjelluri, ai nuk do të kishte patur asnjë mundësi t’i afrohej, por meqë ajo e njihte dhe e kuptonte që kjo ishte pjesë e karakterit të tij e meqë ishin 24 orë bashkë, ajo ia lejonte këto veprime. Ajo ka shtuar se ai e vinte shumë në siklet, por po t’i thoshte praprë të largohej, do të përsëritej e njëjta histori dhe e gjithë kjo nuk kishte fare lidhje me dashurinë që thoshte Adi. “Unë nuk kam ardhur këtu për t’u lidhur!” – i ka thënë ajo.

1