Aida : Ju më kënaqni

aida1-big-brother-albania-201/04/09 15:50

Adela afrohet tek Bjordi i cili është duke biseduar me Dritanin, Aidën dhe Bikën dhe ai e puth dhe e përqafon. Adela mundohet ta shtyjë edhe pse pak më parë ata u përqafuan. Ajo i thotë se mund të bisedojnë edhe pa bërë këto veprime shpesh. Aida ndërhyn dhe i thotë se i vjen inat kur ajo bën sikur nuk do. Adela ia kthen se ajo mund të merret me të tjera gjëra e jo se cfarë bën ajo me Bjordin. Por, Aida i thotë se nuk ka me cfarë të merret tjetër përvec se me ata, pasi edhe i pëlqen kjo gjë, apo me Tanin apo Bikën. Bika ia kthen se kënaqësitë e saja mund t’i bezdisin të tjerët, ndaj ajo duhet ta lërë këtë bisedë, ndërsa Tani i thotë me shaka se do ta bisedojnë këtë gjë të dy.