Arjoni dhe Sori kundër Bjordit

per-punet-2-big-brother-albania-203/04/09 12:20

Qetsori del në kopësht dhe thotë se nuk ka ndërmend t’i bëjë më as punët, as gatimin pasi edhe dy ditë mund të qëndrojë në shtëpi, ndaj do mundohet të bëjë qejf. Ai u thotë banorëve se ka konkuruar në Big Brother jo se është kuzhinier, por për t’u argëtuar. “Meqë qenkan keqkuptuar njerëzit, nuk dua të bëj më rolin e kuzhinierit. Nëse duan, le të më nxjerrin.”- shprehet ai i mërzitur. Arjoni qëndron i shtrirë në divan dhe i mërzitur me Bjordin për fjalët që tha. Sori i thotë Bjordit se po keqmenaxhon situatën apo familjen dhe se ka krijuar përcarje mes të gjithëve duke treguar paaftësi në organizim. “Cfarë të bëjë unë?”- ia kthen Bjordi dhe largohet. Si Sori, edhe Arjoni janë të mërzitur sepse ata e bëjnë punën e caktuar në mënyrë perfekte dhe pretendojnë që edhe të tjerët të bëjnë ato që iu takojnë në të njëjtën mënyrë, por në fakt ata paragjykohen dhe u thonë patetikë apo servila ndonjëherë.