Bjordi : Debat për punët

per-punet-big-brother-albania-203/04/09 12:10

Dritani i kërkon Bjordit që si kryefamiljari i shtëpisë, të ndajë detyrat që punët e shtëpisë t’i bëjnë sot, pasi të shtunën, ata vonohen shumë me to dhe ndjehen jo në formë për spektaklin. Bjordi bie dakord dhe mbledh banorët në kuzhinë për t’ia u komunikuar këtë vendim. “Miqtë e mi! Këtë javë, si kryefamiljar, dëshira ime ka qënë që të bënim të gjithë qejf, pushime, festa, banjo dielli, shaka, por nuk kemi bërë punët e shtëpisë dhe ato do t’i bëjmë sot”- ka qënë fjalimi i Bjordit para banorëve. Disa prej tyre ishin dakord, ndërsa disa të tjerë kërkuan që punët të bëhen si zakonisht, të shtunën. Adi thotë me shaka se do ta lajë ai gjithë shtëpinë, mjaft që të mos e nominojë asnjë të shtunën. Bjordi ndan radhën e punëve dhe personat që do të merren me to dhe thotë se të gjithë do të merren me punët, përvec atyre që merren me gatimin se gjoja lodhen shumë. Sorit i rëndon kjo shprehje dhe thotë se do t’i bëjë ai të gjitha punët, kurse Bjordi le të merret me gatimin në mënyrë që ta vlerësojë se sa e lodhshme është. Edhe Arjoni mërzitet me të, pasi Bjordi shpesh herë i ka thënë se ai dhe Sori nuk bëjën punë shtëpie. Bjordi merr kritika nga të gjithë që nuk arrin të japë urdhëra e që ato të zbatohen, pasi ai është kryefamiljari e i takon të merret me këto gjëra. Banorët largohen duke mos rënë dakord për asgjë, por debatet mes tyre vazhdojnë.