Përballja e të kandiduarve

perballja-2-big-brother-albania-204/04/09 21:40

Banorët në kandidim kanë patur një tjetër përballje, tani jo më me të eleminuarit, por me dy opinionistët. Për këtë ato vendosen në zona të ndryshme të shtëpisë. Republika shkoi në dhomën e rrëfimit, Qetsori tek dhoma e akuariumit, Aida shkoi në oborr, dhe Adelajda në tynel. Temë diskutimi ka qënë mosveshja e rroba banjove nga Republika , 
dhe për këtë Virusi e pyet:-“Do zhvisheshe për 70mijë euro?” Ajo është përgjigjur negativisht. Qetsori i është përgjigjur pyetjes së Virusit që fitoren e Big Brother e do për lojën . Një tjetër banore ishte dhe Adelajda të cilën e pyetën:-“Nga 1 deri në 10 sa nuk ke bërë brenda shtëpisë që do kishe dashur të bëje?” Kësaj pyetjeje ajo i është përgjigjur se numri që i përkon është 5 dhe thotë që gjërat vinë natyrshëm. Aida është shprehur që dëshiron të qëndrojë pasi ka ende për të dhënë.

2