Prejardhja e fjalës aktor

aida-per-fjalen-aktor-big-brother-albania-203/04/09 00:00

Diskutimi i banorëve për personazhet dhe figurat e ndryshme të artit dhe jo vetëm, ka vënë përballë Aidën dhe Republikën. Sipas Republikës aktori italian Raul Bova, pëlqehet prej saj sepse është i bukur, interpreton mirë dhe është njeri serioz. Aida e pyeti atë se ku e dinte ajo sesa serioz ishte si njeri, pra në jetën e tij të përditshme, Raul Bova. Republika tha se e kuptonte nga rolet dhe mënyra sesi luante.”Unë kam mënyrën time të të parit, ti ke tënden!” – i ka thënë ajo Aidës. Sipas Aidës, në një film, aktori nuk tregon veten, por personazhin që interpreton dhe nga roli që luan, nuk ka sesi të kuptohet se cfarë njeriu është, aq më tepër që herë pas here një aktor interpreton role të ndryshme. Ajo u ka shpjeguar Republikës dhe të tjerëve, se edhe vet fjala aktor vjen nga fjala greke hipokritis. Kjo gjë ka shkaktuar habinë e tyre. Faktikisht, fjala e greqishtes së vjetër për fjalën e sotme aktor është pikërisht “?????????”, hipokritis, që do të thotë “ai që interpreton”. Më pas kjo fjalë ka marrë kuptimin tjetër, atë të atij që shtiret, që nuk është ai që shfaqet.