Tani dhe Anjeza : Nuk kam arritur të të njoh

tanianjeza-big-brother-albania-204/04/09 00:01

Dritani bisedon me Anjezën në lidhje me sjelljen e saj brenda në shtëpi dhe afrimitetin që ka krijuar me disa banorë. Ai i vë në dukje se ajo po shoqërohet vetëm me disa, 2 apo 3 banorë, ndërsa me të tjerët rri shumë pak. Sipas tij, ajo nuk duhet ta bëjë këtë gjë sepse duhet t’u japë mundësi të gjithëve për ta njohur apo për t’i njohur. Anjeza e sheh në mënyrë të habitur dhe i thotë se ajo mendon se shoqërohet me të gjithë, por ndoshta këtë përshtypje ka lënë. Ajo mendon se ka folur shumë për veten, duke u krijuar mundësinë të tjerëve për ta njohur, por edhe fjalë kot për veten nuk mund të thotë. Dritani mundohet t’i spjegojë se ai e sheh në të tillë mënyrë: të kufizuar e të përqëndruar marrëdhënien e saj në pak persona. Ai i tregon se nuk e kishte menduar më parë këtë bisedë, thjesht iu dha mundësia e po ia thotë këto gjëra sepse, sipas tij, është e vështirë që ai të japë një përcaktim për të. Anjeza mundohet që në vija të përgjithshme, të tregojë dicka nga vetja, por duke u ndjerë në siklet nga kjo bisedë.