Vipat e diskotekës

vipat-e-diskotekes-big-brother-albania-204/04/09 14:35

Banorët qëndrojnë në kopësht për të marrë rreze dielli. Adi improvizon skenën e hyrjes në diskotekë të banorëve duke i pezantuar si vipa. Adi prezanton të parin Dritanin dhe thotë:-“Dhe tani gjenerali i ushtrisë, 1-shi i gjatësisë së Big Brother 2 në diskotekë duke mahnitur femrat shqiptare, Dritani!” Banorët duartrokasin të gjithë. Mimoza i sugjeron Adit që të thotë për hyrjen e Qetsorit. Ai thotë:-“ Dhe tani në derën e diskotekës shfaqet me Mazdën e tij kabriolet kuzhinieri më i famshëm i BB 2, Qetsori!” Ai i kthehet:-“Edhe fituesi!” Adi shton:-“Po dhe fituesi, i vendit të tetë!” Të gjithë banorët qeshin me batutën e tij. Ai vazhdon:-“E sapo ardhura në derën e diskotekës shefja e rendit, e ngarkuara me kallash. Po hyn në derë e famshmja Bika!” Mimoza brohoret për Republikën ndërsa të tjerët duartrokasin. Adi thotë:-“Dhe tani zbret nga makina e saj me tek rrotë, ylli i Kavajës, shërbeti i Kavajës, e veshur me rroba banjo duke thyer të gjitha tabut e saj, ylli i zbuluar këto dy muajt e fundit, Adelajda!” Të gjithë banorët qeshin. Adelajda e pyet:-“Cfarë profesioni kisha unë?” Ai i përgjigjet:-“Mashtruesja e diskotekës!” Republika i thotë që të vazhdojë dhe me banorët e tjerë. Ai thotë:-“Nën ritmin e muzikës egjiptiane afrohet me makinën e saj me tek derë, të mbyllur me xham të zi duke dredhur belin,Aida!” Sërisht banorët duartrokasin dhe Qetsori shton:-“Aida është tek kubi!” Adi vazhdon:-“Dhe tani zbresin dy djem simpatik, e kam të vështirë t`i prezantoj pasi ndihet ardhja e tyre. Shikoj që vajzat Shqiptare kanë bërë gati stilolapsat për t`i rrëmbyer një autograf dyshes më simpatike , Arjoni dhe Bjordi!” Banorët brohorasin dhe duartrokasin, ndërsa ato të dy cohen në këmbë dhe i përshëndesin me dorë. Adi bën prezantimin e Anjezës:-“Në derën para diskotekës ndjejmë aromën e një parukerie, aromën e llakut dhe të shkumës së flokëve. Është përpara nesh stilistja më e madhe e flokëve, me gërshërë dhe krëhër në dorë Anjeza!” Adi vazhdon duke i prezantuar banorët me batuta. Ai thotë:-“Dhe tani i fundit i Moikanëve, Dj që ka luajtur në të gjitha diskotekat e botës, kërcimtari që ia ka kaluar dhe Kledi Kadiut, Ani!” Banorët duartrokasin dhe Aida thotë:-“E kam shok!” Republika i thotë Adit që të mos harroj të prezantojë dhe veten. Ai shton:-“Dhe tani djemtë të përgatiten të shpërthejnë sytë pasi një bukuri vezulluese po zbret nga makina!” Banorët që i thonë:-“Mos është Moza?” Adi e aprovon dhe të gjithë duartrokasin për të. Adi bën prezantimin e tij:-“Dhe tani mjeshtri i humorit dhe i satirës, hundëderri me qafë të madhe, Adi!”

1