Adi : Mos e trego frikën

adi-big-brother-albania-205/04/09 03:10

Adi i ka thënë Qetsorit, se nuk duhej vepruar siç po bënin ata, karshi tre banorëve më rinj. Sipas tij ata po tregonin dobësi, duke i shfaqur kaq hapur emocionet e veç kësaj nuk po silleshin dhe mirë. Adi i ka shpjeguar se ai, në këtë rast, po mundohej për të mirën e Qetsorit dhe të të tjerëve. “Mos e trego frikën!”- i ka thënë Adi atij, por Qetsori i është përgjigjur se nuk kishte aspak frikë. “Duhet të dallosh frikën nga lodhja!” – i ka thënë Dritani Adit. Adi ka shtuar se ndoshta fjala frikë që përdori, ishte fjalë e madhe por reagimi i revoltuar i Qetsorit karshi tij, gjë që nuk e kishte bërë ndonjëherë, diçka tregonte. Ai përsëriti se po mundohej ta mbronte e jo ta sulmonte Qetsorin. Qetsori është tërhequr disi, duke thënë se ndoshta e kishte edhe pak nga pija. Sipas Adit, ai duhet të qëndrojë në pozicionin e vet, pozicion që ka arritur ta mbajë deri tani. “Pse të sulmosh ti, vijnë të tjerët tek ty!” – i ka thënë ai.