Arjoni : Buxheti i javës

buxheti-big-brother-albania-205/04/09 12:15

Arjoni u kërkon banorëve që të mblidhen në sallon ku do të lexojë udhëzimet për buxhetin e javës. Ari pyet Bjordin se si procedohet në këtë rast pasi nuk e di. Bjordi i spjegon se Arjoni, si kryefamiljar, do të mbledhi banorët e do të bëjë me ta listën e produkteve të domosdoshme që do të blejnë këtë javë. Arjoni lexon udhëzimet dhe informon banorët se buxheti është përgjysmuar, pasi nuk fituan provën e javës. Qetsori afrohet afër tij që ta ndihmojë në përgatitjen e listës. Ata diskutojnë si fillim për cigaret dhe mendojnë ti rrallojnë pak shpenzimet për to. Ata diskutojnë për të gjitha produktet e nevojshme duke marrë mendime nga njeri-tjetri për sasinë. Dritani e ndihmon në përllogaritjen e shpenzimeve.