Të nominuarit e javës

luana-arjonibjordi-big-brother-albania-204/04/09 23:45

Të nominuarit e kësaj jave kanë qenë Aida, Anjeza, Bjordi, Dritani dhe Mimoza. Përsa i vështirë, ky moment u kthye edhe në një situatë plot të qeshura. Banorëve u është kërkuar të dalin jashtë në oborr, ku i priste Luana, një nga velinat e programit Fiks Fare, buzë pishinës të sapohapur për banorët. Kjo ishte një surprizë për ta nga vëllai i Madh. Disa prej tyre nuk kanë pritur, por janë zhveshur menjëherë. Sipas rregullit, banori i nominuar, duhet të hidhej brenda në ujë, por ata u hodhën vet, pothuajse të gjithë, me përjashtim të Adelajdes. Por edhe ajo nuk arriti të shpëtojë, pasi Vëllai i Madh i kërkoi të bashkohej me të tjerët. Në fund, me shoqërimin e Arjonit dhe Bjordit, në pishinë u hodh edhe Luana.