Adela: Nuk janë fjalët e Mozës

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-sqaron-tanin-big-brother-albania-209/04/09 18:07

Adelajda diskuton me Dritanin në lidhje me bisedën e saj me Mimozën. Ajo i thotë që Mimoza ishte shprehur tek ajo në lidhje me Dritanin, duke i thënë që ajo mendonte që ai kapej me të pasi e shikonte si të vogël. Ajo shton që Mimozën e ka shumë përzemër dhe shton:-“Më erdhi inat se e di që nuk janë fjalët e saj!” Dritani e aprovon mendimin e saj. 
Sipas mendimit të tij situata në shtëpi do kishte qënë më interesante po mos të kishin hyrë banorët e rinj, pasi do kishte më shumë debate. Ai shpreh dëshirën e zhvillimit të debatit pasi lë mundësinë e shprehjes së cdo personi. Ato fillojnë sërisht flasin për Mimozën. Adelajda i thotë që Mimoza nuk e kupton Dritanin. Ai thotë:-“E fryn kujdestarja (për Aidën) !” Adelajda thotë që nuk e kupton se cfarë i pëlqejnë njerëzit që e mbajnë ende në shtëpi, dhe shton:-“Cfarë pozitive shikojnë që nuk e shikoj unë?!” Ai thotë që ajo nuk di të komunikojë . Ajo thotë:-“Mirë që i erdhën banorët e rinj , se kishte ngelur vetëm!” Sipas Dritanit një person duket se si është kur i përballon debatet, dhe jo kur shmanget. Banorët nuk flasin hapur sipas mendimit të tij. Dritani thotë që Adi nuk pozicionohet. Sipas mendimit të Adelajdës ai kërkon ta ketë mirë me të gjithë banorët. Sipas Dritanit nuk është sjellje korrekte, dhe shton që ai nuk e bën dot një gjë të tillë. Ai shpreh se fakti që Adi nuk del hapur me të është pasi ai di shumë gjëra , dhe shton:-“E nxjerr bllof menjëherë!”