Ari : Nuk merrem me zyshën

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-debat-ari-big-brother-albania-209/04/09 21:59

Sfida e dytë e provës së javës konsistonte në zgjidhjen e një puzzle dhe rilidhjen e një libri. Për këtë “Big brother” vendosi që t`i ndajë banorët në dy grupe. Grupi i parë ishte Aida , Dritani, Eltoni, Ani, Bjordi, Juna dhe Adi të cilët duhej të zgjidhnin puzzle-in e milingonave. Grupi i dytë ishte Ari, Arjoni, Anjeza, Adelajda, Mimoza dhe Qetsori të cilët duhet të rilidhnin një libër. Gjatë provës banorët patën konflikte të vogla për mënyrën e organizimit të punës. Një nga banorët që nuk binte dakort me grupin ishte Adelajda, e cila pati momente zënke me Arin. Ai lë provën dhe thotë:-“Nuk merrem më me zyshën!” Grupi i parë ishte më i organizuar, por pavarsisht nga kjo banorët nuk arritën ta kalojnë provën.

1