Arjani : Mafia dhe Kanuni

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

soriariper-kanunin-big-broth-albania-208/04/09 12:40

Ari dhe Sori bisedojnë për mafian dhe Ari i krahason ligjet që vendos ajo për anëtarët e saj njësoj me ligjet e kanunit. Ai tregon se ato ligje dikur janë respektuar shumë, por më pas filluan të mos zbatoheshin më, njësoj si ligjet e kanunit të cilat tani në shumë zona nuk kanë më të njëjtën vlerë. Sori tregon për një dokumentar që ka parë mbi mafian italiane dhe në të thuhej me fakte e spjegime se ajo ishte e bazuar mbi ligjet e kanunit të Lek Dukagjinit. Biseda e tyre lidhet me historinë e Pavlinit, i cili e trajtoi temën e kanunit lidhur me jetën e tij. Ari jep mendimin e tij për këtë duke u shprehur se e ka ndjekur pak nga jashtë historinë e Pavlinit. Ai mendon se Pavlini nuk e trajtoi si duhej atë histori. Ata përfundojnë duke thënë se kanunin nuk e kuptojnë.