Bjordi : Jepi pak kohë Adelës

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

ari-dhe-bjordi-per-adelen-big-brother-albania-210/04/09 01:06
Bjordi, duke diskutuar me Arin në lidhje me Adelajden, i ka thënë se dëshira për të ndryshuar, tek ajo, ishte shumë e madhe. Ari e ka pranuar këtë, por ka shtuar se ajo kurrë nuk do të hiqte dorë nga komplekset e veta apo nga posesiviteti. “Njeriu nuk mund të thotë gjithmonë “kështu jam unë dhe nuk mund të ndryshoj”!”- ka thënë Ari. “Duhet t’i lësh pak kohë dhe ta njohësh!” – i ka thënë atij, Bjordi. Ari i është përgjigjur, se në një pozitë tjetër, jashtë, Adela ishte tipi i personit që e lodhte jashtë mase. “Unë nuk duroj dot kështu!” – ka thënë ai. “Imagjino unë, – i ka thënë Bjordi, – që vij nga një tjetër botë dhe nuk e dija që ekzistonin këta njerëz!”. Ai ka shtuar se nuk e kishte menduar kurrë që mund të kishte një njeri që nuk pranonte të dilte me rroba banje. “Kjo është kontradikta e madhe! – ka thënë Ari, – një njeri që s’pranon të dalë me rroba banje, hyn në Big Brother!”.