Bjordi Mezini : Kam komplekse

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-per-komplekset-big-brother-albania-209/04/09 12:48
Bjordi i tregon Adelës se dhe ai ka disa komplekse lidhur me mendimet apo karakterin e tij, të cilat nuk dëshiron që t’i tregojë gjatë qëndrimit në shtëpi. Adela mendon se ai nuk mund të ketë asnjë anë negative në karakter, por Bjordi ia kthen se sjellja e tij nuk ka arritur në ato nivele sa t’i tregojë këto anë të tijat. Ai tregon se jo gjithmonë sillet mirë me njerëzit dhe se ka një pjesë shumë të keqe të vetën që përpiqet mos ta nxjerrë në pah. Bjordi thotë se jashtë e di si reagon në ato momente, ndërsa në shtëpinë e Big Brother nuk e ka provuar ende se e kufizon veten. Adela mendon se cdo njeri ka anë negative apo bën gabime, por kur e di se ku gabon dhe mundohet mos ta bëjë, është dicka pozitive.