Bjordi : Prova e javës, shumë e thjeshtë

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

prova-dritani-bjordi-big-brother-albania-208/04/09 15:45

Bjordi dhe Dritani kanë vendosur që të gatuajnë drekën. Duke u marrë me përgatitjet, ata diskutojnë për provën e javës. Bjordi mendon se sot do t’u sjellin një tjetër provë, ndërsa Dritani mendon se kjo është prova e javës: nxjerrja e fotove artistike. Bjordi mendon se vetëm me fotot ata nuk mund ta fitojnë buxhetin, pasi është shumë pak. Dritani merr shkas nga tema dhe i thotë Bjordit se ai nuk nxjerrë mirë fotografi, por bjordi ia kthen se ai ka studiuar në shkollë për to dhe mundohet që t’u përmbahet kritereve të duhura për foto artistike. “Cfarë fotografie e bukur është ajo, kur nuk të pëlqen pamja”- kritikon Dritani. Bjordi ia kthen se atë mund ta vlerësojë një profesionist, ndërsa ai nuk e kupton. “Ty mund mos të të pëlqejë edhe një pikturë e Pikasos, por kjo nuk do të thotë se nuk është e bukur”- i thotë Bjordi. Dritani i thotë se realisht nuk i pëlqen. Ata fillojnë të bisedojnë për Pikason dhe domethënien e pikturave të tij e se sa vlerësohet ai.