Debat për letrën e Bjordit

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-bjordin-9prill-big-brother-albania-209/04/09 14:00

Juna kërkon të mësojë dicka nga jeta e Bjordit dhe Adi fillon t’i tregojë në vija të përgjithshme për jetën e tij. Bjordi ndërkohë shkon në dhomë të marrë letrën që babai i ka dërguar, e të pyesë kështu Junën për një frazë që është shkruar në gjermanisht. Ajo e lexon dhe preket nga letra. Arjoni e sheh Bjordin me letrën e të atit dhe komenton se Bjordi po hapet me letrën e të atit. Kjo shprehje kthehet në objekt bisede për ata që ndodhen pranë Arjonit. Dritani shprehet se Bjordi i gëzon asaj letre, edhe pse të tjerët nuk e kuptojnë apo nuk e vlerësojnë. Adela hidhet në mbrojtje të Bjordit duke e sulmuar Arjonin për shprehjen që përdori. Asaj i duket shumë e pavënd ajo shprehje. Djemtë hidhen në mbrojtje të Arjonit se ai nuk e tha me tendencë atë shprehje. Arjoni i thotë se ajo po i kthehet në një mënyrë e me një ton sikur ai ta kishte sharë Bjordin. Adela e sqaron se shprehja e tij iu duk me tendencë dhe ndaj ndërhyri. Diskutimi vazhdon se cilët duhet të ndërhyjnë e cilët jo në këtë diskutim. “Ah mor Bjordi cna hape punë”- i thotë Dritani që nga larg. Arjoni thtë se zysha e harroi diskutimin që bënë pak ditë më parë në sallon e në këtë mënyrë do të kuptonte tendencën e shprehjes së tij. Adela nuk e kupton dhe Arjoni i spjegon se Bjordi, me këtë veprim, po krijon afrimitet me të rinjtë dhe kështu po bën të kundërtën e asaj që ata kishin biseduar pak ditë më parë, për t’u qëndruar larg atyre. Diskutimi vazhdon më tëj me të drejtën nëse duhet apo jo një person të ndërhyjë në një debat që nuk i përket.

1