Dritan Shehaj : Ne rrezikojmë më shumë

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

tani-per-te-rinjte-big-brother-albania-208/04/09 11:45

Sori shprehet se Juna i duket një lojtare e fortë dhe se ia ka frikën. Ai tregon se edhe Ari i duket një tip me shumë bagazh e që mund të ecë në lojë. Tani mendon se nuk është e drejtë që tani që po afron fundi i lojës dhe ku loja po bëhet më interesante dhe e bukur, ai ose ndonjë banor i vjetër të dalë e të rrinë brenda tre banorët e rinj të cilët janë shumë të freskët e jo në kushte të barabarta me ta. Sori e këshillon se meqë sot është e mërkurë, ai të bëjë spektakël që të mund të vazhdojë të rrijë në shtëpi si përshembull ndonjë debat. “Nuk kam nerva të merrem me të rinjtë”- shpehet Dritani. Sori shton se gjithësesi ai nuk rrezikon dhe më e rrezikuara mund të jetë Anjeza, por që ka krijuar shumë afrimitet me Arjonin, gjë që ia shton pikët. Tani pohon se Anjeza dhe Arjoni janë afruar vërtetë. Ata vazhdojnë të diskutojnë edhe për nominimet që do të bëjën të shtunën. Sipas tyre, nëse të rinjtë do të kenë edhe këtë javë imunitet, atëherë do ta kenë vështirë se kujt t’i vënë gishtin. Dritani mendon se nëse të rinjtë nuk mund të nominohen, atëherë banorët e vjetër rrezikojnë shumë, ndërsa të rinjtë mund të luajnë rehat pjesën e fundit të lojës.