Mimoza : Ti nuk i pranon mendimet e të tjerëve

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

tani-moza-big-brother-albania-209/04/09 04:12

Diskutimi ndërmjet Dritanit dhe Mimozës ka lënë ende gjurmë mes tyre, të paktën ai e shikon në këtë mënyrë sepse Moza i kundërvihet bisedës së tij me tone bezdie. Dritani ia vë këtë supozim në dukje Mozës dhe i thotë se me të nuk mund të bisedohet qetësisht, pasi ajo ende mendon për diskutimin që ndodhi midis tyre një natë më parë. Ai shprehet se asaj, mjafton t’i thuash disa fjalë të bukura dhe gjithcka është në rregull sepse mendimet e të tjerëve për të, ajo nuk i pranon. Mimoza ia kthen se këtë bisedë bëjnë mirë ta zhvillojnë ditën tjetër, duke i dhënë kështu fund diskutimit të saponisur prej tij.