Moza: Unë jam e njëjta

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bisede-dritani-big-brother-albania-209/04/09 17:47

Mimoza kërkon të dijë nga Adelajda se cfarë i kishte thënë Dritani kur kishin biseduar bashkë. Ajo i thotë:-“Më tha që kishit folur, por që nuk ishit kuptuar!” Ai ishte shprehur tek Mimoza duke i thënë që sipas mendimit të tij ajo ka ndryshuar , por ajo nuk ishte dakort me këtë gjë dhe shton:-“Unë jam e njëjta!” Ajo i thotë që ndihet mirë kur flet me Adin , dhe thotë:-“Kam dëshirë të flas me ty, por ti nuk më kupton asnjëherë!” Mimoza thotë që ka patur një mendim shumë të mirë për Dritanin por ai kapet me të pasi e gjen si më të voglën. Adelajda e mbështet duke thënë:-“Dritani është djalë i mirë!” Rrobat nuk janë arsye që Dritani të kapet me të, mendon Mimoza. Një ditë ai kishte thënë:-“ Të tjerët punojnë, dhe të tjerë e kanë mendjen tek rrobat!” Adelajda mundohet të justifikojë sjelljet e Dritanit. Mimoza i thotë:-“Kur të dalim jashtë ke për të kuptuar shumë gjëra, dhe ke për t`u cuditur shumë!”

1