Tani me Sorin : Aida është bashkuar me të rinjtë

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

tanisori-per-aiden-big-brother-albania-208/04/09 11:40

Tani me Sorin vazhdojnë të diskutojnë për banorët e rinj dhe afrimin që kanë me banorët e vjetër. Ata mendojnë se edhe pse janë intergruar mirë me s tyre, sërish miqësia që kanë banorët e vjetër me njeri-tjetrin, është më e madhe. Tani tregon se Aida është afruar më shumë me ta. Ai shprehet se ka vënë re se me cdo banor të ri që futet në shtëpi, Aida është e para që u afrohet më shumë duke dashur të zërë miqësira të reja, pasi ato të vjetrat nuk po i funksionojnë më. Dritani tregon se me Aidën, thuajse nuk flet fare, e mban larg cdo bisede që mund të bëjë. Sori e këshillon se ai nuk duhet të sillet kështu sepse prish lojën e tij, por Tani ia kthen se me Aidën nuk mund të sillet ndryshe sepse ajo i tjetërson bisedat aty për aty. Sori i thotë se kjo është e vërtetë për Aidën, por sidoqoftë ai duhet ta mendojë edhe njëherë këtë gjë. Tani tregon momentin kur u kap me Aidën dhe shton se këtë gjë nuk e priste nga ajo pasi të tjera biseda kanë patur të dy. Ajo i kishte thënë se ai e bënte vetëm për lojë. Sori i thotë se fundja nuk ka asgjë të keqe t’i bësh gjërat për lojë sepse në lojë janë të gjithë, si ai, si Tani, si Aida. Tani ia kthen se Aida këtë gjë nuk kupton se dhe vetë ajo luan. Sipas asaj që ka kuptuar prej saj, Tani mendon se Aida cdo gjë e shikon në prizmin e marrëdhënies Aida-Adela: nëse rrimë me Adelën, ajo të mban inat. Sori i tregon se kjo gjë nuk është e drejtë sepse edhe Adela kishte pretenduar këtë gjë prej tij, por që ai nuk e kishte marrë për bazë sepse të gjithë janë të barabartë.