„Ulqini“ më i miri në Kampionatin regjional jugor

April 11, 2009   | Sporti / Sport

klubi-i-karatese-ulqiniKlubi i karatesë „Ulqini“ fundjavën e kaluar mori pjesë në kampionatin rajonal jugor dhe në turneun „ilixha 2009“ në Sarajevë
Të shtunën në Ulqin u mbajt Kampionati i Rajonit Jugor në karate, në të cilin morën pjesë dhjetë klube bregdetare me 193 karateistë. Klubi i Karatesë „Ulqini“ u kurorëzua në këtë kampionat me 59 medalje: 31 të arta, 11 të argjendta dhe 17 të bronzta.
Kështu medalje të arta në kata individuale fituan .
Në luftra individuale kampionë u shpallën Bledar Kabashi, Rexhep Shaba, Edon Ceka, Katarina Marnikoviq, Marko Daboviq, Shpëtim Gjeka, Izabella Ivanoviq, Andrea Llukiq, Teufik Shurdha, Jehona Musliq, Lulzim Sumoviq, Ramazan Gjekoviq dhe Antigona Rama.
Ndërkaq, me medalje të argjendta dhe të bronzta u shpërblyen Doriana Taipi, Ronald Jacoviq, Nermin Suma, Gabriella Junkoviq, Diellëza Rama, Arbenita Çobi, Ilir Muja, Albion Duraku, Genta Kuqi, Pavle Pecoviq, Ibrahim Zogaj, Angjella Marnikoviq, Seida Suma dhe Jeton Luka.
„Në fund të garës përsëri u pa superioriteti dhe profesionalizmi i KK “Ulqini“. Jemi shumë të kënaqur me rezultatin e arritur, sepse në këtë garë kemi fituar mbi 50% të medaljeve të arta, ndërsa përqindja tjetër i takon nëntë klubeve të tjerë së bashku“, shprehen trajnerët e KK „Ulqini“.
Në Turneun Internacional të Karatesë „Ilixha 2009“, i cili u mbajt me rastin e Ditës së Sarajevës, morën pjesë mbi 800 garues nga disa shtete. KK „Ulqini“ u përfaqësua në këtë garë nga shtatë garues të grupmoshës së juniorëve dhe seniorëve, të cilët u kurorëzuan me gjashtë medalje: dy të argjendta dhe katër të bronzta. Ekipi i katave i KK „Ulqini“-t u rendit në vendin e tretë.
Në këtë Turne me medalje të argjendta u kurorëzuan Blerim Sukaliqi dhe Petar Barlloviqi, Viktor Curoviqi u kurorëzua me dy medalje të bronzta, ndërsa Liridon Elezi dhe Dardan Ceka me nga një medalje të bronztë.
„Përsëri doli në pah puna e palodhur e trajnerëve të Klubit tonë dhe talenti e disiplina e karateistëve tanë. Dita ditës po dëshmojmë moton tonë, që kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi ndër më të mirët. Të rinjtë tanë do të vazhdojnë të jenë të rinj të artë. Përpara kemi edhe sfida më të mëdha, prej të cilave përsëri do të dalim fitues“, shprehen udhëheqësit e KK „Ulqini“.
Ata falënderojnë për ndihmën e dhënë për pjesëmarrje në këto gara burektoren “Pelivan”, Gëzim Xhuherin, prindërit e garuesve, si dhe kryesinë e këtij klubi
(Kohapress)