Blero përjashton Dafina Zeqirin nga klipi La vida loca

April 11, 2009   | Lajmet / Vijesti

blero-perjashton-dafina-zeqirin-nga-klipi-la-vida-locaKënga më e pëlqyer e Bleros “La vida loca” tani edhe në versionin remix. Këtë gjë ka paralajmëruar edhe kompania e prodhimit të videove “Pixels”. Punimet rreth videos kanë filluar, ndërsa së shpejti pritet që të mbarojë dhe klipi të jetë gati për shfaqje nëpër televizione. “La vida loca” ishte këngë shumë e pëlqyer dhe është klikuar më shumë se 700.000 herë, gjë që e bën si videon më të pëlqyer shqiptare për momentin. Këtë radhë pjesë e grupit që do interpretojnë do të jenë: Blero, Skillz, Kaos, MC Kresha, Lyrical dhe Son F-Kay.

Ndërkohë pas një mosmarrëveshje mes Bleros dhe nënës së Dafina Zeqirit, kjo e fundit nuk do jetë pjesë e klipit. E irrituar nga skenat “gjysmë nudo” në klip, e ëma e Dafinës kishte thënë që nuk është dashur ta lejojë vajzën që të këndojë së bashku me ata. I shpejtë ka qenë edhe reagimi i Bleros, duke thënë që vajzat gjysmë nudo në klip janë nga Maqedonia dhe se nuk është Dafina, por ka qenë i kotë arsyetimi. E ëma e Dafinës, e cila dëshiroi që vajzën e saj ta bëjë të famshme brenda natës si duket ka hasur në vështirësi tek disa njerëz.

Duke u munduar të luajë rolin e një nëne të hekurt që nuk lejon njerëzit t’i afrohen vajzës së saj, siç vepronin një kohë menaxheret e disa këngëtareve të tjera, do të ketë pasoja negative tek publiku. I gjendur në emisionin “Përrallë me tupan”, këngëtari Blero u mundua të arsyetojë veprimet e nënës së Dafinës, por në anën tjetër edhe vetë drejtuesi i emisionit përsëriti që edhe një kohë nuk do jetë mysafire Dafina për shkak të keqpërdorimit që i bëhet webfaqes së emisionit nga disa familjarë të Dafinës, duke shkruar komente që të ftohet në cilësinë e mysafires edhe vetë Dafina. Gjithë kësaj i thuhet të bëhesh e famshme me zor.

PanoramaPlus

YouTube Preview Image
6