KK “Champion” fitoi 36 medalje

April 11, 2009   | Sporti / Sport

kk_champion_ulqinKK “Champion” mori pjesë në këtë garë me 21 garues të cilët u kurorëzuan me 36 medalje, prej të cilave 12 të arta, tetë të argjendta dhe 16 të bronzta.
Të shtunën në Ulqin u mbajt Kampionati për kualifikimin shtetëror të Rajonit Jugor për fatosa, pionierë dhe shpresa. Kampionati u organizua nga Federata e Karatesë së Malit të Zi, ndërsa organizator teknik ishte Klubi i Karatesë “Champion”. Në të morën pjesë 193 garues nga dhjetë klube nga rajoni jugor.
KK “Champion” mori pjesë në këtë garë me 21 garues të cilët u kurorëzuan me 36 medalje, prej të cilave 12 të arta, tetë të argjendta dhe 16 të bronzta.
Nga dy medalje të arta për KK “Champion” fituan Milica Bundalo dhe Goran Kilibarda. Genc Murati fitoi një medalje të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë, Eliza Markiq dhe Admir Sella nga një medalje të artë dhe një të argjendtë, ndërsa Aksa Hajdinaga, Fjolla Dervishi dhe Elvir Deljanin nga një medalje të artë dhe një të bronztë. Medalje të arta fituan edhe Ivana Rangjelloviq dhe Lejla Sulejmani.
Dy medalje të argjendta fitoi Ajla Murati, Edmond Mehmedi u kurorëzua me një medalje të argjendtë dhe dy të bronzta, Elvis Lika me një medalje të argjendtë dhe një të bronztë, kurse Martina Peciq me një medalje të argjendtë.
Garuesi Ardit Murati fitoi tri medalje të bronzta, Elvir Lika dhe Adonis Markashi nga dy medalje të bronzta, kurse Ermir Kurtoviq dhe Ervin Deljanin fituan nga një medalje të bronztë.
Trajnerët e KK “Champion” Lekë Markiqi dhe Nail Kurtoviqi shprehen të kënaqur me suksesin e arritur në këtë garë.
Ata sqarojnë se për shkak se KK “Champion” ishte organizator teknik i kampionatit në fjalë, nuk mund të merrnin pjesë në Turneun “Ilixha 2009” në Sarajevë që u mbajt po të njëjtën ditë. Vitin e kaluar në këtë turne KK “Champion” fitoi katër medalje, një medalje të argjendtë dhe tri medalje të bronzta.
(Kohapress)

2