Adela: Kam frikë për jashtë

April 13, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelabjordiper-marrdh-big-brother-albania-211/04/09 00:50

Adela shprehet se dhe ajo ka filluar të lodhet e se nuk e ka më dëshirën për t’u marrë me cdo situatë, për t’i sqaruar e kuptuar ato. Ajo mendon se ka qënë një lloj mundimi për të sepse ka bërë gjëra që nuk ka dashur të bëjë apo nuk ka bërë ato që vërtetë ka dashur. Adela ka krijuar përshtypjen se të gjitha këto mundime, kur të dalë jashtë, kanë për t’iu shpërblyer në mënyrë të keqe. Ajo shprehet se ka frikë nga mënyra se si konceptohen veprimet e saja jashtë. “Më duket sikur rrimë bashkë se nuk kemi cfarë të bëjmë tjetër dhe kjo më bën të mendoj se këto nuk janë reale”- i thotë ajo Bjordit. Bjordi i spjegon se ata sillen kështu, sepse të tilla janë kushtet dhe situatat janë reale për atë që ata jetojnë në shtëpi, por shton se edhe jashtë do të jetë e njëjta gjë.