Adela, si e la përgjysëm shkollën fetare në shkodër

April 13, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelajda-ne-shkoll-big-brother-albania-2

Mikja e Adeles ne Medrese: “Adela e BB-se nuk eshte Adela e vertete. Dua qe te fitoje, por, qe te jete fitore e merituar, Adela duhet te nxjerre personalitetin real”

Me syze te thjeshta, shall te gjel ber ne qafe dhe nje xhakete lekure vishnje, nuk eshte e vesh tire ta dallosh edhe ne mes te nje grumbulli bashkemoshataresh. Ne kete foto, (ne rreth) eshte Adela e 7 viteve me pare, nxenese ne Medresene e Vajzave “Haxhi Sheh Shamia” ne Shkoder. Vajza kavajase e Big Brother-it, ka dale aty me shoqe te klases se saj dhe me mesuesen gjate nje ekskursioni, jo ne Shkoder. Sipas shoqeve qe kane qene ne nje klase me te, ne periudhen qe ajo ka frekuentuar Medresene “Haxhi Sheh Shamia”, dega e vajzave ne Shkoder ka patur nje raport shume te mire, ka qene nje vajze e komunikueshme me te gjithe dhe shume e dashur. Nje shoqe e saj, Elona, e ndjek me vemendje Adelen brenda shtepise se reality shout. Shprehet se, “ndonese kane kaluar gati 7 vjet dhe jeta te ndryshon, me duket se ka mbetur dicka nga ajo Adela 15-vjecare qe une kam njohur, dhe kjo eshte karakteri i saj i forte, te cilin po e shfaq dhe tek Big Brother”. Ka mbetur vetem “dicka”, apo eshte e njejta vajze? Elona thote: “Ne fillim, kur ka hyre diten e pare, me plot bindje kam thene eshte e njejta Adele qe kam njohur, por me kalimin e diteve kam vene re nje ndryshim tek ajo”.

E pyesim mikeshen e Adeles-nxenese, se cfare i pelqen dhe cfare nuk i pelqen te sjellja e ish-shoqes se shkolles. “Nuk me pelqen fakti qe Adela nuk shprehet lirshem, d.m.th. nuk shfaqet plotesisht, sepse ajo eshte shume e cilter. Nuk e kuptoj pse po perdor kete strategji, ndoshta paragjykimet e tjereve po e bejne qe te jete e ngurtesuar. Une e kam njohur Adelen e vertete si nje vajze shume te kompletuar, gje e cila, ne Big Brother nuk po vihet re, per faktin se ajo nuk do qe te jete ajo qe eshte ne te vertete”.

E pyesim Elonen se cila eshte pra “Adela e vertete”. Ajo na pergjigjet: “Periudha qe ka kaluar ne Shkoder, nuk ka qene shume e gjate, por per aq kohe sa ka qendruar, kam menduar qe kjo vajze ka bindje te theksuara fetare dhe eshte e denje per familjen dhe shoqerine. Ne nje te ardhme do ishte e mbuluar me shami si shume motra myslimane. Bindjet e saj fetare kane qene te rrenjosura thelle tek ajo”. Elona e sheh Adelen si pretendente kryesore per te fituar ne BB. “E shoh si nje konkurrente te forte ne Big Brother, me pelqen qe Adela ta fitoje kete edicion, me nje kusht: qe te jete reale, te shfaqet ajo qe eshte, sepse ndryshe nuk do jete nje fitore e merituar”, – perfundon shoqja e saj .

Adela ka qene nxenese ne medresene e vajzave, “Haxhi Sheh Shamia”, ne Shkoder, (kjo eshte nje shkolle qe perfshin ciklin e larte te shkolles 9-vjecare dhe vitet e shkolles se mesme), ne vitet 2001-2003, dhe ne vitin e dyte te shkolles se mesme eshte larguar me kerkese te familjes. Ka jetuar ne konvikt dhe ka ardhur aty ne vitin e pare te shkolles se mesme. Adela ka nje moter te martuar ne fshatin Koplik i Siperm, ne rrethin e Malesise se Madhe, e cila eshte e mbuluar, d.m.th., mban shami. Motra e saj ka qene mesuese ne Medrese, kur Adela ka qene nxenese aty. Pastaj i shoqi e ka hequr dhe tashme eshte shtepiake dhe vetem shkon ne xhami e jep mesime mejtepi (mesime fetare). Qe kur eshte martuar, ka vene dhe shami dhe e ka lene punen. E njejta kohe kur edhe Adela e ka lene shkollen dhe eshte kthyer ne Kavaje.

10