Adelajda dhe Bjordi : Publiku vlerëson spektaklin

April 13, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-dhe-adela-spektakli-big-brother-albania-212/04/09 01.56

“Nuk ka nevojë të të them që është një lojë!” – i ka thënë Bjordi Adelës, që qante për daljen e Dritanit nga shtëpia. “Nuk e meritonte Tani!” – ka thënë ajo, – Më shumë e meritoja unë!”. Më pas ajo ka shtuar se e donte shumë Anjezën, por nuk i vinte mirë që të rrinte ajo dhe të dilte Dritani. Ai i ka thënë se të njëjtat gjëra që ajo po thoshte tani për Dritanin, ai i kishte thënë për Liritën, kur kjo e fundit kishte lënë shtëpinë e Big Brother. Sipas Adelës, në shtëpi do të ngelen vetëm llafazanët dhe ngatrestarët. Sipas Bjordit, publikut i interesonin më shumë këta të fundit. “I miri nuk fiton kurrë!” – ka thënë Bjordi. “Atëherë i bie që javës tjetër të dal unë!” – ka thënë Adela. “Ti përsa kohë do të rrish afër meje, nuk ke për të dalë!”- i ka thënë Bjordi. Sipas tij, publiku vlerësonte ata që jepnin spektakël, Qetsorin, Aidën e po ashtu edhe ata të dy.

4