Aida: Adela është me komplekse

April 13, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

ani-dhe-aida-big-brother-albania-210/04/09 18:11

Aida diskuton me Antoninin për Mimozën . Sipas saj ajo ka ardhur për të përfaqësuar moshën e saj, dhe do sillet si e tillë. Ajo thotë:-“Lufta që u bë për të hapur debat ishte për të provokuar Mimozën, nëse ajo do fliste ose jo!” Aida thotë që duke ditur që Mimoza nuk merr pjesë në debate, fakti që e hap një debat duke e ditur këtë gjë, do të thotë që bëhet me qëllim. Ajo fillon diskuton për Adelajdën duke thënë:-“Kjo që thotë që e ka shoqe! Unë e kam më pak se ajo, dhe nuk e lë njeri ta ngacmojë!” Antonini e pyet në lidhje me debatin e Arit me Adelajdën. Ajo thotë:-“Njerëz me komplekse. Bën si lule mos më prek!”

1