Anjeza: Nuk e kam të lehtë të gjej të dashur

April 13, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

anjeza-big-brother-albania-2Megjithëse ka pak ditë që ka hyrë në shtëpinë më të lakmuar në Shqipëri, “Big Brother”, Toni nuk ka hezituar ta pyesë Anjezën në lidhje me situatën aktuale sentimentale të saj. Vajza që duket pak e rezervuar në bisedat që kanë lidhje me jetën e saj, ka treguar se ka shumë muaj që nuk ka një lidhje dashurie. Në bisedë me Tonin dhe Aidën, ajo ka rrëfyer për një lidhje të mbyllur gati një vit e gjysmë më parë dhe që nga ajo kohë nuk ka mundur të gjejë një djalë që t’i përshtatet zemrës së saj. Anjeza tregoi se nuk kërkon ndonjë mrekulli, por një djalë që të jetë i ndjeshëm dhe ta dojë njëlloj si ajo. Aida e këshilloi Anjezën që të marrë nga jeta dhe nga një lidhje atë që i ofrohet, sepse nga një djalë nuk mund të pretendosh të të dojë njëlloj siç mund ta duash. Anjeza tregoi gjithashtu se me ish të dashurin e saj takohen dhe janë miq, pavarësisht se ai ka një lidhje tjetër. Por ajo pranoi se në muajt e parë pasi u ndanë, takimi me këtë djalë ka qenë shumë i vështirë për të.

3