Ermal Fejzullahu i shpall luftë Zanfinës, shkak xhelozia profesionale

April 13, 2009   | Lajmet / Vijesti

ermal-fejzullahu_zanfina-ismajliQë estrada jonë është e mbushur me intriga dhe xhelozi ndaj njëri tjetrit, kjo tashmë dihet shumë mirë. Një rast i ri për të cilin ndoshta publiku nuk e ka vërejtur, janë pikërisht mosmarrveshjet mes Ermal Fejzullahit dhe Zanfina Ismajlit. Ka gati 3 vite që dy këngëtarët më të pëlqyer të estradës, nuk kontaktojnë me njëri tjetrin.

Ndoshta do habitet për këtë fakt pasi babai i Ermalit dhe motra e Zanfinës kanë bashkëpunuar më vonë, por kjo e gjithë shkak i punës që i lidh dhe falë fjalës që i ishtë dhënë producentit të produksionit “Dea” për realizimin e disa dvd-ve. Bashkëpunimin me produksionin e lartëpërmendur Zanfina e ka ndërprerë për shkak të ndikimit që kishte Ermali dhe nëna e tij Nera Fejzullahi. Edhe pse shitja e albumit të Zanfines ka shkuar shumë mirë, gjë që edhe producenti e ka pohuar i kënaqur, ky bashkëpunim nuk ka vazhduar më tej.

Tash e një kohë të gjatë Zanfina nuk bashkpunon me asnjë produksion dhe për këtë shkak këngëtarja nuk realizon dot album të ri, me arsyetim se shumica e produksioneve janë në falimentim dhe nuk shiten as albumet. Edhe pse paralajmëroi albumin, ajo nuk do e realizojë këtë vit. Në planet e saj janë vetëm 3 këngë, ku njërën do e vizualizojë me videoklip i cili pritet të xhirohet në Kosovë, por këngëtarja akoma nuk ka zgjedhur se me kë do bashkëpunojë.

Por esenca e gjithë kësaj nuk është vetëm kaq. Bojkotimi që i bëhët Zanfinës nga ana e Ermalit dhe disa bashkëpunëtorëve të tij, nëpër koncerte ku ai nuk pranon të këndojnë së bashku, ka dëmtuar shumë karrierën e këngëtares dhe financën e saj. Gjithë kjo ndodh edhe për shkak të motrës se saj, të cilën dëshironin ta bojkotonin disa organizatorë, por që ajo i tejkaloi në masë të madhe.

Mësohet se mes këngëtarëve nuk ka pasur asnjë keqkuptim dhe asnjë fjalosje, por e gjitha ka ndodhur spontanisht dhe për shkak të xhelozisë. Ndërkohë që mbetet të gjykohet nga publiku se a do kishin pranuar që këta të dy mos të flasin, pasi janë kaq të pëlqyer nga një masë e madhe fansash.

PanoramaPlus

2