Juna: Jam e lumtur këtu

April 13, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

juna-dritan-big-brother-albania-210/04/09 16:30

Dritani pyet Junën se si po ndjehet gjatë këtyre ditëve qëndrim në shtëpi. Ajo i përgjigjet se është shumë e lumtur që ndodhet këtu. Dritani i tregon se atij i duket sikur nuk ka dy muaj në shtëpi, por më pak. Ai thotë se ditët i ikin pa u ndjerë fare, sa hap e mbyll sytë, por megjithatë ka edhe ditë të cilat mezi ikin e ku mërziten shumë. Juna tregon se ajo bën një jetë intensive jashtë, ku nuk e ndjen fare se koha kalon, madje ajo ndjehet e kënaqur që nuk kanë orë në shtëpi me të cilën të orientohen. Dritani thotë se ndjehet rehat që nuk ka me vete celularin, pasi e bezdisin shumë telefonatat. Edhe Juna ka të njëjtin problem dhe thotë se kur të dalin që këtej, telefoni i saj do të jetë bllokuar.