Qetsori : E kemi armikun brenda

April 13, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

dritan shehaj dhe qetsori ferunaj big brother albania 210/04/09 10:52

Sori shprehet se Adi po u prish shumë punë pasi ende nuk po del në lojë. Ai mendon se Adi ka krijuar një aleancë të fuqishme duke përdorur si mjet batutat dhe shakatë e tija. Tani mendon se kjo është mënyra e të luajturit e tij, por Sori ia kthen se për Adin kjo është gjë e mirë, ndërsa për të jo dhe se ai me këtë sjëllje e ka vënë në mendime se si t’ia prishë këtë lojë. Sori i propozon Tanit që të dy të bëhen bashkë e të luftojnë Adin, ndërsa Tani ia kthen se lufta ndaj të rinjve i duket më e duhura për momentin. Ai shton se ata gjithmonë e kanë thënë se është shpejt që të përballen me njeri-tjetrin, por Sori thotë se Adi ende nuk po përballet me asnjë. Tani e pohon se as atij nuk i pëlqen ky pozicionim i Adit dhe Sori i propozon që t’i marrin situatat nën kontroll me radhë; njëherë të bëjnë si thotë ai, e pastaj si thotë Tani. Sori kërkon aleancë me Tanin, por ky i fundit heziton ta krijojë këtë. Sori mundohet t’i mbushë mendjen se ka që mbrëmë që po e mendon mirë dhe seriozisht këtë punë që më mirë të luajë kundër Adit sesa ndonjë tjetri. Tani mendon të kundërtën se nuk është ende momenti për të luajtur kundër Adit, por kundër të rinjve. Sori i bën një krahasim që Tani ta kuptojë situatën më mirë. Ai i thotë se të rinjtë janë kapur pas Adit për të hyrë mirë në lojë dhe Adi po luan lojën e një dege ku janë varur këto degëzat. “Unë e kam më mirë t’i bie degës sesa degëzave”- sqaron ai. Tani e shikon në tjetër këndvështrim. Ai mendon se Adi është afruar me të rinjtë, pasi janë fytyra të para në jetën jashtë shtëpisë dhe thjesht po iu jep një mbështetje, sikurse do ta bëntë edhe ai të njëjtën gjë nëse i vinin disa banorë nga Gjirokastra që mund të mos t’i njihte fare. Sori e sheh aleancën e Adit me banorët e rinj si një rrezik duke menduar se ata bëhen në numër më shumë se të tjerët. “Faktori numër ndikon në lojë dhe në nominime duke qënë në disfavor për ne”- mendon ai. Ata fillojnë të diskutojnë për nominimet dhe eleminimet. Sipas tyre nuk është e drejtë që të vazhdojë të dali në nominim i njëjti person gjithmonë, si përshembull Aida që ka dhënë dicka e duke qëndruar në lojë persona të tjerë që nuk japin asgjë. Dritani mendon se dhe Moza nuk duhet të vazhdojë të qëndrojë vetëm se ka bukurinë. Sori ia kthen se për aq kohë sa ka padrejtësi në mënyrën se si e konceptojnë, nuk mund të bëjnë asgjë sepse fundja ata luajnë, por vendimi i takon të tjerëve. Për Mozën, Sori mendon se ajo po vjen duke u ngritur në këtë lojë. “Unë e kuptoj që t’i nuk do të më dëgjosh sepse mendon se do të ndikoj te mendimet e tua, por kjo që them, është me e drejtë, sepse armikun e kemi brenda”- përfundon Sori bisedën me Tanin.