Supermarket në shtëpi ë Big Brother Albania 2

April 13, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

supermarketi-big-brother-albania-211/04/09 23:33

Buxheti i banorëve për këtë javë është vetëm 315 lekë për banorë. Por, Vëllai i Madh, u dha atyre mundësinë, me anë të një surprize, të furnizoheshin falas me ushqime. Në kampingun e shtëpisë ishte improvizuar një market i vërtetë Euromax. Banorët duhej që brenda një kohe prej 2 minutash të merrnin cfarë ushqimesh apo artikujsh të tjerë të mundnin. Quhej i tyre cdo artikull që arrihej të vendosej mbi tavolinën e kuzhinës. Situata dhe veprimet e banorëve shkaktuan të qeshura të shumta, si tek ata vet, ashtu edhe tek publiku në studio.