Surprizë për Adelën

April 13, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelajda-ne-diell-big-brother-albania-212/04/09 14:20

Adelajda dhe Sori janë afër korridorit ku ndodhet telefoni. Në momentin që bie zilja e telefonit, të dy vrapojnë për ta kapur atë. Është Adela që e kap e para, por pas saj edhe Sori dhe të dy fillojnë të diskutojnë për këtë. Është zëri i Big Brother ai që saktëson se është Adela ajo që e kapi e para telefonin, duke fituar kështu të drejtën e një surprize. Banorët e urojnë atë për të patur një surprizë të bukur. Adela dhe Sori vazhdojnë të diskutojnë se cili ishte i pari. Sori i kujton asaj se edhe një herë më parë, ishin ata të dy afër telefonit dhe sërish ishte ajo që e kapi e para. Ai e ngacmon se nëse ajo vazhdon kështu, ka për t’i fituar lojën e Big Brother. Adela ia kthen se ai mund të vazhdojë të ketë inat me të, por Big Brother do ta fitojë ai që do ta ketë fatin ta fitojë.